Republika Çeke do të mbyllë ambasadën e saj në kryeqytetin afgan, Kabul, më 1 janar të vitit 2023 pasi nuk pritet që së shpejti të ketë përmirësim të situatës së sigurisë.
Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky ka vendosur të mbyllë ambasadën çeke në Kabul, tha Agjencia Çeke e Lajmeve (CTK).
Kjo ambasadë që u hap në vitin 2007, u mbyll përkohësisht në gusht të vitit 2021. Po atë vit u bë edhe evakuimi i stafit të saj për shkak të përparimit të shpejtë të forcave talibane në kryeqytet./UBTNews/