UBT News

Renovohet nënkalimi në Kalabri

Ka përfunduar renovimi i nënkalimit në lagjen Kalabria në Prishtinë. Me këtë rast, i pari i kësaj komune, Shpend Ahmeti theksoi se arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane e kur aplikohet në hapësirat e nënkalimeve i bën më atraktive për t’i shfrytëzuar.

“Tashmë kanë përfunduar të gjitha punimet e renovimit të nënkalimit në Kalabri përballë Qendrës Klinike Universitare, pjesë e projektit të Drejtorisë për Shërbime Publike që filloi vitin e kaluar. Punime për rregullim dhe renovim po bëhen edhe te nënkalimet në Kalabri/Dardania, te Xhamia e Llapit dhe në Bardhosh”, deklaroi ai.

Ahmeti u shpreh se shfrytëzimi i nënkalimeve është i rëndësishëm dhe ndikon në rritjen e sigurisë të këmbësorëve, sidomos në pjesët e Prishtinës ku kemi qarkullim të madh të trafikut./UBTNews

Arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane e kur aplikohet në hapësirat e nënkalimeve i bën më atrtaktive…

Posted by Shpend Ahmeti on Tuesday, January 26, 2021

Exit mobile version