Si pasojë e vërshimeve, është rënduar gjendja në komunën e Vushtrrisë. Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri njoftoi se si pasojë e vërshimeve nga lumi Sitnica, është rënduar gjendja e ekonomike familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit.
I pari i Vushtrrisë ka kërkuar nga Qeveria në detyrë t’i kompensojë dëmet e banorëve.
“Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Silnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër lumit Silnica! Ekipet emergjente, mjekësore dhe FSK kanë evakuar banorët. Po bëjmë përpjekje maksimale për të ju dalur në ndihmë, gjendja është e rënduar edhe tani. Do të kërkojmë nga Qeveria kompensim të dëmit banorëve”, shkroi ai në Facebook.
Ai ka njoftuar se shkolla fillore “Naim Frashëri” në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë./UBTNews
Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Silnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në…
Posted by Xhafer Tahiri on Tuesday, January 12, 2021