Indeksi i Pasaportave “Henley” për vitin 2024 ka nxjerrë renditjen e pasaportave më të fuqishme në botë, duke përdorur të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA). Pasaporta e Singaporit ka mbajtur pozitën e parë si pasaporta më e fuqishme në botë, duke lejuar qytetarët e saj të udhëtojnë pa vizë në 195 vende të ndryshme. Kjo është për arsyen e vet një ndihmë e madhe për qytetarët singaporianë që duan të eksplorojnë botën pa pengesa.
Në renditje, vende të tjera si Japonia, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja ndajnë vendin e dytë, me pasaporta që ofrojnë mundësinë e udhëtimit në 192 vende. Ndërsa në vend të tretë, pasaportat e vendeve si Koreja e Jugut, Suedia, Finlanda, Austria, Irlanda, Luksemburgu dhe Holanda mundësojnë udhëtime në 191 shtete të ndryshme.
Në këtë listë, Shqipëria renditet në vendin e 43-të, me pasaportën e saj që lejon qytetarët të lëvizin pa viza në 123 vende. Kosova, nga ana tjetër, renditet në vendin e 63-të, duke ofruar mundësinë për të udhëtuar në 79 destinacione.
Për shumë qytetarë dhe komunitete, indeksi i pasaportave “Henley” është një shprehje e lirisë së lëvizjes dhe integritetit global të një vendi. Në listën e 10 pasaportave më të fuqishme në botë për 2024-n, Singapori drejton listën me 195 vende, ndjekur nga disa nga vendet më të përparuara të Evropës dhe Azisë që ofrojnë lirishtësi të ngjashme të udhëtimit për qytetarët e tyre./UBTNews/