Akademia Ndërkombëtare Verore e Karrierës ka vazhduar me zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në kuadër të “Global UBT Fest 2022” me ç’rast ka organizuar diskutime me përfaqësues të kompanive të ndryshme që veprojnë në Kosovë.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, profesori Anton Gojani ka zhvilluar një ligjëratë për zhvillimin e karrierës, ndërlidhjen me tregun e punës, zhvillimin e shkathtësive të buta, si dhe qasja në industri, duke ngjallur interaktivitetin dhe interesimin e studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë.
Ndër të tjera, përfaqësuesja e burimeve njerëzore në kompaninë IPKO, Fortesa Manaj, ka zhvilluar një diskutim të hapur me studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë akademi, ku ka folur rreth rëndësisë së zhvillimit në karrierë dhe udhërrëfyesit të strategjisë së menaxhimit të talentëve.