“Feedbacku” është një term që ka hyrë dhe në gjuhën shqipe për informacionin në lidhje me reagimet ndaj një produkti, kryerjen e një detyre, performancës së një personi etj, që përdoret si një bazë për përmirësim.
“Feedbacku” është thelbësor për zhvillimin tonë si profesionistë. Këtu janë tri këshilla për t’ju ndihmuar në dhënien e një “feedbacku” konstruktiv:
1. Fokusimi në rezultatet e biznesit – Shpjegoni se cilat janë nevojat e kompanisë dhe ndërtojeni “feedbackun” në mënyre që t’i arrini këto rezultate.
2. Jepeni “feedbackun” rregullisht – Kur “feedbacku” jepet një herë në 6 muaj ai nuk pritet mirë nga punonjësit. Jepeni “feedbackun” rregullisht. Në këtë mënyrë ju do të jeni më praktik dhe punonjësit do jenë më të mësuar në dëgjimin e tij.
3. Tregohuni specifik –Identifikoni sjelljet e caktuara që duhen ndryshuar. Shprehuni qartë se çfarë doni që një punonjës të ndryshojë në sjelljen e tij. Zgjidhni shembuj ilustrues që ndihmojnë që punonjësi ta kuptojë saktësisht atë që ju kërkoni.