UBT News

Renault ia dorëzon Moskës asetet e tij ruse

Prodhuesi francez i automjeteve, Renault, i ka dorëzuar asetet e tij ruse qeverisë ruse, njoftuan të dy palët sot.

Renault kontrollonte 68 për qind të AvtoVAZ – prodhuesi më i madh i makinave në Rusi me markën kryesore të vendit Lada – por ishte nën presion për t’u tërhequr nga vendi që nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë.

Ministri rus i Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturov, tha në prill se Renault planifikonte të shesë asetet e tij ruse për “një rubla simbolike”.

Sipas marrëveshjes, Renault do të mbajë një opsion gjashtëvjeçar për të blerë aksionet në AvtoVAZ.

Marrëveshja përfshinte gjithashtu fabrikën e Renault në Moskë, Avtoframos, e cila prodhon modele Renault dhe Nissan./UBTNews/

Exit mobile version