UBT News

Remitencat shënojnë rritje, kaq para dërgoi diaspora gjatë vitit 2023

Vlera e remitencave në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka arritur 635 milionë euro, që paraqet rritje prej 13 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Banka Qendrore e Kosovës njofton se shuma e remitancave vetëm në muajin qershor 2023 ishte 123.9 milionë euro, ose me një rritje prej 18 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Sipas BQK-së, prurjet më të mëdha të remitancave gjatë këtij muaji ishin përmes agjencive për transferimin e parave dhe kanaleve tjera, konkretisht përmes IFJB 58.4 %, bankave 15.4% dhe kanalet tjera 26.2%.

“Vlera remitencave deri në fund të qershorit 2023 shënoi rreth 635 milion euro, që paraqet rritje prej 13% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet BE-së rreth 60% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA rreth 7.5%. Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin korrik ishin rreth 116 .8 milion euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 50.9 %, ndërsa përmes bankave 18.5% dhe kanalet tjera 30.5%”, thuhet në raportin e BQK-së për statistikat financiare dhe remitancat.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Gjatë vitit 2022, remitencat e pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 1 miliard e 223 milionë euro, rritje vjetore prej 6.0 përqind, që përfaqëson 13.7 përqind të BPV-së.

Në vitin 2021 të ardhurat nga diaspora kanë qenë 1 milion e 153 milionë euro, më 2020, 980.1 milionë euro, më 2019, 851.7 euro, 2018, 800.5 milionë euro, më 2017, 759.2 milionë euro, më 2016, 691.0 euro dhe më 2015, 665.5 milionë euro.

Bashkatdhetarët përveç remitencave, kontribuojnë edhe me shpenzimet e tyre gjatë vizitave në Kosovë në pushimet verore dhe gjatë festave në dimër.

Exit mobile version