Në një ngjarje prestigjioze që ka mbledhur profesionistë dhe liderë nga e gjithë bota, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Themeluesi dhe Rektori i UBT-së, po merr pjesë si i vetmi personalitet nga rajoni shqipfolës në Kongresin e 65-të Evropian të Cilësisë, i cili po mbahet në Reims, Francë.
Në kuadër të këtij kongresi të nivelit të lartë, Rektori Hajrizi do të prezantojë një temë të rëndësishme, “UBT Smart City – The Convergence Platform for Entrepreneurial Education, Research, Science, Technology, and Innovation-Based Ecosystem”. Kjo temë përshkruan vizionin e UBT-së për krijimin e një ekosistemi inovativ, i cili bashkon edukimin, kërkimin shkencor, teknologjinë, dhe inovacionin për të zhvilluar një platformë të menaxhimit të cilësisë që i shërben shoqërisë dhe ekonomisë globale.
Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi do të theksojë rolin e UBT-së në nxitjen e inovacionit dhe zhvillimin e bazuar në cilësi, duke përfshirë kontributin e institucioneve arsimore në përmirësimin e proceseve dhe standardeve globale. Idetë novatore që ai do të paraqesë po gjejnë jehonë të gjerë në audiencën globale, duke u vlerësuar për përkushtimin e UBT-së për të ofruar një arsimi të nivelit të lartë dhe të integruar me kërkimin dhe teknologjinë e avancuar.
Pjesëmarrja e Prof. Dr. Edmond Hajrizi në këtë kongres prestigjioz është një garanci për përkushtimin e UBT-së ndaj cilësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Ajo gjithashtu përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të promovuar rëndësinë e arsimit të avancuar dhe inovacionit në rajonin shqiptar, duke lidhur përvojat dhe praktikat më të mira të Evropës dhe botës./UBTNews/