UBT News

Rektori i UBT-së mori pjesë në ceremoninë festive të inaugurimit si anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës në Salzburg në Austri

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në ceremoninë festive për inaugurimin e anëtarëve të rinj të rregullt të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës. Kjo ngjarje prestigjioze u organizua në Amfiteatrin kryesor të Universitetit të Salzburgut dhe mblodhi personalitete të shquara nga e gjithë bota.

Me këtë rast, Rektorit Hajrizi dhe anëtarëve të tjerë të pranuar gjatë këtij viti iu nda Certifikata e Anëtarësimit.

Rektori Hajrizi theksoi se pranimi në Akademi është një mundësi për të kontribuar më tej në fushat e interesit, duke adresuar probleme globale dhe sfida të reja.

Jam i nderuar dhe i lumtur që jam pranuar në një komunitet kaq të rëndësishëm në Evropë dhe do të ofroj kontributin tim edhe më gjerë, veçanërisht në trajtimin e problematikave të reja globale që lidhen me fushat e mia të interesit, si inteligjenca artificiale, zhvillimi i qëndrueshëm, inovacioni, qytetet e mençura dhe të vetëqëndrueshme, edukimi, teknologjia dhe shumë të tjera”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Pranimi në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Evropës është një tjetër arritje e rëndësishme e Rektorit Hajrizi dhe UBT-së, duke theksuar angazhimin për zhvillimin e shkencës, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në nivel akademik.

Rektori Hajrizi u takua me shumë personalitete të njohura të shkencës nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe Presidentin e Akademisë, z. Klaus Mainzer, me të cilët diskutoi mundësitë e bashkëpunimit. Për hir të anëtarëve të rinj, Akademia Evropiane organizoi një mbrëmje gala festive të shtunën.

Exit mobile version