Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi i shoqëruar nga profesoresha, Maria Dojçe, nga “Korça Innovation and Technology Hub”, ka zhvilluar një takim konsultativ me rektorin e Universitetit “Fan S. Noli”, Prof. Dr. Dhimitri Bello, ku u diskutua rreth hapjes së mundësive të reja për të rinjtë, si dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy universiteteve.
Rektori Hajrizi dhe rektori Bello vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm të dy institucioneve arsimore, teksa ritheksuan nevojën e thellimit të këtij partneriteti për krijimin e hapësirave konkrete për zgjerimin e mëtejshëm të tij me prioritet në fushën e edukimit, teknologjisë së informacionit, infermierisë dhe ekonomisë.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe zëvendës-rektorja për shkencën dhe projektet në Universitetin “Fan S. Noli”, Benita Stavre, zëvendës-rektori për mësimin, Arto Adili, ku u fol për mundësitë e bashkëpunimit në programe të përbashkëta studimi, në zhvillimin e praktikave mësimore për studentët, si dhe për aplikime në projekte me interes të përbashkët.