Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, me ftesë të Universitetit të Shkencave Shëndetësore në Stamboll, realizoi një vizitë të suksesshme në këtë institucion të madh akademik ku u prit nga rektori prof.dr. Cevdet Erdöl.
Të dy rektorët, Hajrizi e Erdöl, diskutuan hollësisht për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në fushën e shëndetësisë, duke inicuar edhe arritjen e shpejtë të marrëveshjeve për bashkëpunim për fusha e specializime të veçanta me interes të ndërsjellë.
Universiteti i Shkencave Shëndetësore është institucioni më i madh akademik në Turqi me fokus në shkencat mjekësore, me mbi 2 mijë e 400 të punësuar, 17 mijë studentë aktiv e mbi 7 mijë punime shkencore të publikuara në revistat shkencore nga viti 2016.
Ky universitet ka kampuse edhe në disa shtetet tjera jashtë Turqisë, përveç kampuseve brenda shtetit.
Bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve synon të sjellë një frymë të re në edukimin shëndetësor dhe të rrisë standardet botërore në këtë fushë.