Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për një vizitë dyditore në Austri, ku është duke zhvilluar disa takime të rëndësishme të nivelit të lartë me përfaqësues të institucioneve të ndryshme shkencore, edukative dhe përfaqësuesve të ekonomisë.
Rektori Hajrizi fillimisht ka qëndruar për një vizitë në Seibersdorf, ku është pritur nga drejtori i laboratorit antidoping dhe i forenzikës, Dr. Günter Gmeiner.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i ka prezantuar përfaqësuesve të qendrës së hulumtimit Seibersdord, aktivitetet që UBT i bënë në fushën e edukimit, shkencës dhe inovacionet ne fushën e forenzikës dhe laboratorëve të testimeve kimike, teksa nga ana tjetër drejtori Gmeiner ka prezantuar në detaje infrastrukturën moderne laboratorike dhe laboratorët e antidopingut, ku edhe mostrat e sportistëve kosovarë bëhen aty, duke qenë kështu një prej qendrave më të mëdha testuese në botë.
Në këtë takim, rektori Hajrizi së bashku me drejtorin Gmeiner, kanë diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes institucioneve në drejtim të hulumtimeve të përbashkëta, por edhe për aktivitete të tjera me rëndësi.