Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi po qëndron për vizitë në Turqi, me këtë rast ka vizituar ENTERTECH të themeluar në Universitetin e Stambollit – Cerrahpaşa.
Me organizim nga drejtori i ENTERTECH, Dr. Muhammed Kasapoğlu, Rektori Hajrizi vizitoi kompanitë e krijuara dhe mori informacione për aktivitetet e tyre.
Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe sektorit të biznesit, duke sjellë mundësi për bashkëpunim dhe zhvillim të ardhshëm.