Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Evis Kushi, ka pritur të martën në një takim të veçantë rektorin e UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi.
Në këtë takim ministrja Kushi dhe rektori Hajrizi kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, me theks të veçantë për projekte të përbashkëta në arsim dhe shkencë.
Rektori Hajrizi e ka njoftuar ministren Kushi me punën që po bën UBT në avancimin e arsimit të lartë në Kosovë përmes aplikimit të mësimdhënies me CLASSROOM 3.0, teknologjisë së fundit 5G dhe Qendrës për Realitet Virtual dhe të Shtuar “EON Reality, Augmented and Virtual Center”.
Të gjitha këto gjatë këtij takimi janë parë si mundësi e mirë për aplikimin edhe në sistemin arsimor në Shqipëri.