UBT News

Rektori Hajrizi u takua me Nobelistin, Dr. Dan Shechtman – diskutuan mbi ligjërimin e sipërmarrjes teknologjike në universitete në Kosovë

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi u takua me Nobelistin, Dr. Dan Shechtman.

Në bashkëbisedim me Nobelistin, Dr. Dan Shechtman, rektori Hajrizi potencoi zhvillimin e ekosistemit inovativ të UBT-së, duke gërshetuar shkencën, teknologjinë dhe inovacionit me qëllim të kontribuimit në rritjen e vazhdueshme të universitetit dhe në zhvillimin e shoqërisë në tërësi.

Rektori Hajrizi mori pjesë edhe në diskutimin e organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, nga Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, Konsulli i Nderit i Republikës së Kosovës në Republikën e Austrisë, David Ungar – Klein, dhe Shoqëria Austriako – Kosovare, rreth sipërmarrjes teknologjike në universitete.

Exit mobile version