Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi është pritur në takim nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Skënder Gjinushi, si dhe nga profesoresha Kozeta Sevrani, të cilët kanë bashkëbiseduar për bashkëpunim ndërinstitucional.
Këtë takim, rektori Hajrizi e vlerësoi të rëndësishëm, ngaqë sipas tij, do t’i hap rrugë institucioneve për punë të përbashkëta në fushën shkencore dhe hulumtuese, që do të ndërlidh edhe arsimin mes Prishtinës dhe Tiranës.
Përfaqësuesit e dyja institucioneve shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar, bashkërisht synojnë të realizojnë projekte të ndryshme të bashkëpunimit, teksa rektori Hajrizi ka ftuar ata për të vizituar Parkun Shkencor dhe Teknologjik të UBT-së.