Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi një takim të rëndësishëm me studentët e Universitetit të Harvardit.
Në këtë takim, Rektori Hajrizi zhvilloi një ligjëratë me temën: “Opportunities for Leadership and Growth in Developing Countries”, ku ndau përvojat dhe idetë e tij lidhur me sfidat dhe mundësitë e zhvillimit në vendet e zhvilluara, duke përqendruar vëmendjen në rolin e lidershipit dhe inovacionit. Studentët ishin të frymëzuar nga shkëmbimi i ideve dhe diskutimet e hapura për të ardhmen e vendeve në zhvillim.
Gjatë këtij takimi dhe ligjërate, ishin pjesëmarrës edhe profesorët Hugh O’Doherty dhe Faton Limani.
Ky takim u vlerësua si një platformë e rëndësishme për të promovuar bashkëpunimin dhe për të kontribuar drejt zhvillimit dhe përparimit të arsimit dhe shoqërisë në përgjithësi.