Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga profesori Faton Limani, ka zhvilluar një takim konstruktiv në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar në Kennedy School dhe në Harvard University, Fatema Z. Sumar.
Gjatë këtij takimi, ata diskutuan thellësisht për potencialet e bashkëpunimit mes dy institucioneve, për përvojat e studentëve të Harvardit në UBT dhe për mundësitë e shkëmbimit akademik, veçanërisht në fushën e hulumtimit dhe avancimit të kapaciteteve.
Kjo bisedë u fokusua në identifikimin e fushave të përbashkëta të interesit dhe planifikimin e hapave konkrete për të shtuar bashkëpunimin dhe aftësitë e secilit institucion për të përfituar nga njohuria dhe përvoja e njëri-tjetrit.