Në vazhdën e takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat po i zhvillon rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në një takim mikpritës pune ka takuar zëvendës-rektorin (Vice Provost) për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Harvardit, Mark C. Elliot.
Në këtë takim, rektori Hajrizi, së bashku me zëvendës-rektorin (Vice Provost) për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Harvardit, Mark Elliot, kanë diskutuar për çështje të ndryshme që lidhen kryekëput me ndërkombëtarizimin e dy institucioneve të arsimit të lartë.
Theksi i takimit u vu në zhvillimin e politikave institucionale për iniciativat akademike kërkimore dhe mësimore të Universitetit të Harvardit dhe UBT-së, si dhe për mundësinë e mbështetjes së studentëve në mënyrë strategjike nga të dyja palët.
Rektori Hajrizi e ka njoftuar zëvendës-rektorin Elliot, lidhur me angazhimin dhe zhvillimin e UBT-së për këto 20 vite në shkencë, teknologji dhe inovacion, teksa e ka informuar më detajisht lidhur me mundësinë që po ju ofron studentëve nga Kosova dhe rajoni.