Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka zhvilluar një takim frymëzues dhe konstruktiv me studentët shqiptarë të Massachusetts Institute of Technology (MIT) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë këtij takimi, Rektori Hajrizi ka mbajtur një ligjëratë rreth temës: “Smart Sustainable Small Scale City”.
Në ligjëratën e tij, ai ka theksuar rëndësinë e konceptit të qytetit të mençur dhe të qëndrueshëm, duke ndarë përvojat dhe praktikat e zbatuara në ekosistemin e Qytetit të Mençur të UBT-së. Ai ka bërë një përmbledhje të laboratorëve më inovativ, sallave të studimit, bibliotekës, hub-eve të teknologjisë dhe elementeve të tjera që e bëjnë UBT-në një model të përsosur të një qyteti të zgjuar dhe të qëndrueshëm në Kosovë, dhe përtej saj.
Ky takim ka qenë një platformë e rëndësishme për studentët për t’u frymëzuar dhe për të kuptuar sfidat dhe mundësitë e qyteteve të mençura, si dhe për të ndarë mendime dhe idetë e tyre në këtë drejtim.