Në kuadër të vizitës dyditore në Austri, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka vizituar institucione të ndryshme, ku është takuar me përfaqësues të tyre për të rritur nivelin e bashkëpunimit dhe për të krijuar ura të reja në dobi të studentëve dhe të rinjve.
Përgjatë qëndrimi të tij në Austri, rektori Hajrizi ka vizituar Institutin Austriak për Mjekësinë Sportive në Vjenë (ÖISM – Österreichisches Institut für Sportmedizin), ku ka parë nga afër laboratorët dhe klinikat, si dhe ka diskutuar me stafin në këtë institucion rreth bashkëpunimit në fushën e edukimit, hulumtimeve dhe projekteve evropiane.
Në këtë vizitë, Rektori Hajrizi ka ndarë eksperiencën e tij dhe të arriturat e UBT-së në fushën e teknologjisë dhe shkencës së sportit me stafin e institutit, në theks të veçantë ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe zhvillimit të teknologjive të reja në sport, të mjekësisë sportive, si dhe rreth mundësisë së shkëmbimit të përvojave të përbashkëta.
Kjo vizitë ishte një hap i rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimeve mes UBT-së dhe institucioneve të tjera kërkimore dhe shkencore në nivel global, si dhe në përkrahjen e ndërkombëtarizimit të Kosovës.