UBT News

Rektori Hajrizi priti në takim përfaqësuesit e kompanisë amerikane XponentL Data

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga Dekani i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Prof. Besnik Qehaja dhe Drejtori i Institutit për Studime Urbane në UBT, Shqiprim Ahmeti, priti në takim përfaqësuesit e kompanisë amerikane XponentL Data, Tom Johnstone, Matt Arellano dhe Drilon Jaha.

Në këtë takim, rektori Hajrizi dhe përfaqësuesit e kompanisë XponentL Data diskutuan rreth bashkëpunimit për inteligjencën artificiale, integrimit të AVR dhe AI, gjenerimit të vendeve të reja të punës, si dhe eksplorimit të mundësive për bursa për studentët e orientuar në AI.

Exit mobile version