Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, mirëpriti deputeten shqiptare të Parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, së bashku me dekanen e Shkollës së Mesme të Biznesit “PAR”, Gordana Nikolic dhe prodekanen e Universitetit të Bjelovarit për Shkenca të Aplikuara, Tatjana Badrov.
Në këtë vizitë, Ermina Lekaj Prljaskaj, Gordana Nikolic dhe Tatjana Badrov, u njoftuan nga rektori Hajrizi, me arritjet e shumta të UBT-së në sferën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë, si dhe për sistemin dhe kushtet të cilat UBT i ka sjellë në Kosovë dhe u ka mundësuar të rinjve arsimim cilësor dhe kushte moderne.
Gjatë kësaj vizite, ato patën rastin të shohin nga afër kushtet dhe të njoftohen me ambientet e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, laboratorët e ndryshëm, si dhe hapësirat të cilat shfrytëzohen nga studentët e të gjitha programeve studimore.
Në këtë takim u ritheksua nevoja dhe rëndësia e ruajtjes dhe zhvillimit të bashkëpunimit në mes institucioneve arsimore në Kosovë me ato në Kroaci, për t’i ofruar të rinjve një të ardhme sa më të mirë dhe për të përforcuar sistemin edukativo-arsimor.