Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka zhvilluar një takim pune në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku është pritur në takim nga ministri i këtij dikasteri, Elbert Krasniqi.
Në këtë takim, rektori Hajrizi dhe ministri Krasniqi, kanë diskutuar për inovacionin, teknologjinë, zhvillimin lokal, si dhe për bashkëpunimin mes UBT-së dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Rektori Hajrizi ka njoftuar ministrin Krasniqi për aktivitetet që është duke zhvilluar UBT, projektet, me theks të veçantë fushën e zhvillimit lokal, inovacionin dhe ndërmarrësinë, duke shprehur gatishmërinë e plotë për bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët.
Nga ana tjetër, ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, gjatë këtij takimi, e ka njoftuar rektorin Hajrizi për disa prej projekteve dhe planeve të MAPL-së, të cilat përfshijnë digjitalizimin, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si E-Komunat dhe Smart Cities, e të cilat kanë për qëllim zhvillimin komunal dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët.