Si vazhdimësi e vizitës së komandantit të KFOR-it në Kosovë, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në kuadër të festivalit global të dijes, “Global UBT Fest 2021”, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, u prit në takim nga komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Franco Federici.
Në këtë takim, komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Franco Federici, bashkë me rektorin e UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, diskutuan për çështje që prekin fusha të ndryshme, por duke i dhënë theks të veçantë, arsimit dhe shkencës në Kosovë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Rektori Hajrizi e njoftoi komandantin e KFOR-it në Kosovë, lidhur me punën e UBT-së, angazhimin dhe mundësitë që UBT iu ka ofruar studentëve në fusha të ndryshme, si dhe për rolin që ka luajtur UBT në ndikimin pozitiv në shoqëri, teksa u shpreh i lumtur me punën e vazhdueshme të KFOR-it në Kosovë për një jetë më të sigurt për qytetarët e vendit.
Nga ky takim, si rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ashtu edhe komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Franco Federici, lanë të hapur mundësinë për bashkëpunim në të ardhmen, për të dhënë kontribut në fushën e arsimit dhe shkencës.