Në ditën e 20-të të muajit dhjetor, UBT shpalosi 30 inovacionet për nder të 20-vjetorit të themelimit të institucionit më të madh akademik të dijes – UBT.
Në një ceremoni solemne, mes të ftuarish nga institucione të ndryshme dhe bashkëpunëtorë vendorë dhe ndërkombëtarë, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka prezantuar 20 inovacione duke i shtuar këtu edhe 10 inovacione të tjera që rrumbullaksojnë 30 të tilla, përgjatë 20 viteve të funksionimit të UBT-së.
Me këtë rast, rektori Hajrizi ka thënë se gjatë këtyre viteve është bërë një punë e jashtëzakonshme, me një angazhim të gjithsecilit për të arritur në pikën ku UBT është sot, duke e ndihmuar edhe Kosovën në procese shumë të rëndësishme të saj.
“Për të arritur në pikën e 20 inovacioneve është nevojitur që këtë vit të punojmë në 150 projekte të reja zhvillimore. Këto projekte janë në funksion të edukimit, shkencës, duke përfshirë green houses, pajisje, laboratore të ndryshme, fabrika të ndryshme, teknologji të ndryshme, projekte zhvillimore, studime fizibiliteti, akreditime e riakreditime, pra një sasi shumë e madhe e projekteve me të cilat sivjet kemi punuar shumë, dhe unë jam shumë i lumtur që kemi arritur t’i prezantojmë sot në këtë ceremoni”, ka thënë rektori Hajrizi.
Inovacionet që kanë ndikim në shoqëri e që përfshijnë ekosisteme të mëdha të dijes që sjellin praktikat më të mira dhe më të njohura të botës në Kosovë, e që një shumicë e tyre janë të parat në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë:
- 5G Technology
- Augmented and Virtual Reality
- Artificial Intelligence, Internet of Things, Robotics and Industrial Automation
- UBT Smart City
- National Cyber Security and Resilience
- UBT Research Hubs
- UBT Junior Hub
- UBT Sport, E-Sport & Art Hub
- UBT Innovation and Technology Hubs
- UBT Knowledge Hub
- Tailored Manufacturing and Services
- Remote / Contactless Delivery Services
- Creativity Industry Hub
- Central Testing Hub
- Smart Green Campus
- UBT EdTech
- UBT Digital Innovation Hub
- National Public Policy Simulation Lab
- UBT Integrated Media Center
- UBT GIS Center
- UBT High Schools
- UBT Professional Schools
- UBT Idea
- Virtualization based Delivery Services
- UBT Community Services
- UBT Health Care Services
- UBT – University 4.0
- UBT Go International
- UBT Science and Technology Park
- Impact University
Përmes këtyre inovacioneve UBT ka sjell në Kosovë një qasje multidisiplinare të funksionimit të një prej ekosistemeve më të mëdha të dijes, e që përfshin edukimin, shkencën, inovacionin, teknologjinë, qytetin e mençur, zhvillimin e qëndrueshëm, Global Virtual Center, e elemente të tjera të inkorporuara në ekosistemin gjigant të dijes në UBT.