Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ftesë të institucioneve italiane është duke zhvilluar një vizitë njëjavore në shtetin e Italisë.
Gjatë kësaj vizite, rektori Hajrizi po zhvillon takime me institucione të ndryshme të edukimit, arsimit e shkencës, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe rritjes së marrëdhënieve ndërkombëtare në fusha të ndryshme.
Kjo vizitë vjen në kuadër të angazhimit të madh të rektorit Hajrizi dhe UBT-së për kultivimin e marrëdhënieve me institucionet italiane të arsimit dhe shkencës, duke siguruar që UBT është i vendosur si një partner i besueshëm dhe i rëndësishëm për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme.