Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është duke qëndruar për vizitë në Britaninë e Madhe, me ç’rast është duke zhvilluar disa takime të rëndësishme për të ngritur dhe thelluar ura bashkëpunimi me institucione edukative, arsimore, hulumtuese dhe me biznese globale që operojnë në atë vend.
Rektori Hajrizi gjatë qëndrimit në Londër është takuar me përfaqësues të “University of Cambridge”, me të cilët ka diskutuar për projekte të radhës në kuadër të qendrës së përbashkët për simulimin e politikave publike nacionale.
Njashtu, rektori Hajrizi ka vizituar kompani globale, udhëheqësit e të cilave kanë shprehur interesim të lartë për të filluar bashkëpunimin me UBT-në, sidomos në fushën e teknologjive moderne, si dhe është takuar me partnerë të tjerë të fushës së edukimit.
UBT në kuadër të krijimit të partneriteteve të reja me institucione publike dhe private, vazhdon të ndërtojë bashkëpunime të tilla edhe në Britaninë e Madhe, duke e parë shumë të rëndësishme për hapjen e perspektivave të reja.