UBT News

Rektori Hajrizi po qëndron në Itali – fokusi në zhvillimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe promovimin e UBT-së si qendër e arsimit të lartë me vizion global

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi me ftesë të veçantë nga Presidenti Salvatore Tafuro po qëndron për vizitë në Kompaninë Globale për ndërtime modulare R.I. Group në Lecce të Italisë, me ç’rast ka parë nga afër punën, si dhe inovacionet dhe zhvillimet e fundit në këtë sektor të rëndësishëm.

Gjatë qëndrimit të tij, rektori Hajrizi ka biseduar me presidentin dhe themeluesin e kompanisë si dhe me divizione të ndryshme të tyre lidhur me mundësitë e ndërlidhjeve të resurseve dhe potencialin e madh që kanë këto dy institucione e që lidhen ngushtë me zhvillimin dhe impaktin e përgjithshëm në rajon dhe në botë.

Është me rëndësi të veçantë për UBT-në dhe për Kosovën, bashkëveprimi dhe harmonizimi i strategjive të UBT-së, si një qendër e inovacionit me ato të industrive globale gjë të cilës i përket edhe R.I. Group. Kjo mundëson rritjen e cilësisë së jetës në përgjithësi, rritjen e punësimit, eksportit e faktorëve të tjerë me rëndësi.

Exit mobile version