Rektori i UBT-së, prof.dr.Edmond Hajrizi, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri, me qëllim promovimin e bizneseve dhe nxitjen e investimeve direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.
Rektori Hajrizi gjatë punimeve të këtij forumi do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të kompanive austriake të interesuara për të investuar në Kosovë posaçërisht në fushën e IT, digjitalizimit, mjedisit, etj.
Gjatë ditës edhe UBT do të shënojë me një aktivitet të veçantë Ditën Ndërkombëtare të Kreativitetit dhe Inovacionit.
UBT ka qenë kontribuese e madhe në krijimin e lidhjeve ekonomike e akademike në mes të Kosovës dhe Austrisë, duke qenë edhe adresa e parë dhe kryesore në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.