Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ishte pjesëmarrës i serive të bashkëbisedimit XR EdTech Experience, të organizuara nga themeluesi dhe presidenti i gjigantit të teknologjisë, EON Reality, Dan Lejerskar.
Në këtë bashkëbisedim, rektori Hajrizi ka diskutuar me presidentin e EON Reality, Dan Lejerskar, për arsimin, teknologjinë, industrinë XR, realitetin virtual, si dhe ndikimin e teknologjisë në një gamë të gjerë të fushave të jetës.
Presidenti i gjigantit të teknologjisë EON Reality, Dan Lejerskar, ka vlerësuar personalitetin e prof.dr Edmond Hajrizit, punën e palodhshme dhe angazhimin e tij në shkencë, teknologji, biznes dhe inovacion, duke thënë se ajo që është duke bërë rektori Hajrizi me UBT-në është diçka unike në evropë.
“Ju keni krijuar diçka që sipas mendimit tim, është unike në Evropë. Kam vizituar qindra institucione akademike, por s’kam parë sikurse institucioni juaj. Është vërtetë unike, pasi që ju keni sjellë një qasje të re”, ka thënë presidenti i gjigantit të teknologjisë, EON Reality, Dan Lejerskar.
Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ka thënë se është i lumtur që UBT ka një bashkëpunim me një gjigant të teknologjisë, siç është EON Reality, duke vlerësuar sjelljen e trendëve të reja të teknologjisë në botë.
“Jam i lumtur për një bashkëpunim tejet të frytshëm me EON Reality, sepse ky bashkëpunim bën bashkë dy ide që trasojnë të njëjtën rrugë, atë të zhvillimit të dijes në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, përmes XR, AR dhe VR, ndaj UBT do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj partnerëve të saj dhe sjelljes së trendëve të reja të teknologjisë për studentët dhe të rinjtë e tjerë”, ka thënë rektori Hajrizi.
XR EdTech Experience janë diskutime javore, të cilat çdo javë sjellin një nga emrat më të mëdhenj në arsim, teknologji dhe industri XR, që mbulojnë një gamë të gjerë temash rreth fushave të ndryshme inovative dhe shkencore.