UBT News

Rektori Hajrizi ngushëllon familjet që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin e rëndë në Kroaci

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka ngushëlluar familjet që humbën më të dashurit e tyre në një aksident të rëndë, në autostradën Slavonski Brod në Kroaci, të autobusit të linjes Frankfurt-Prishtinë.
“Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë për këtë aksident tragjik dhe jam jashtëzakonisht i prekur me humbjen e jetës së bashkëatdhetarëve tanë që kishin marrë rrugën për t’u çmall me vendlindjen e tyre të dashur – Kosovën”.
“Bashkëatdhetarët tanë që jetojnë e veprojnë në Evropë dhe vende të tjera të botës janë pasuria jonë më e madhe dhe malli i tyre për atdhe secilën herë e ka mundur secilën sfidë në rrugën e tyre të gjatë e të mundimshme për të ardhur në vendlindjen e tyre. Kësaj radhe fatkeqësisht disa prej bashkatdhetarëve tanë pësuan me jetë rrugën e tyre drejt vendlindjes duke na bërë të prekur e pikëlluar thellë të gjithëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Rektorit Hajrizi
Rektori Hajrizi teksa është lutur për sa më pak viktima, shërbim sa më të shpejtë të të aksidenturarve ka thënë se është me lutje e me mendje me familjarët e të gjithë atyre që janë prekur nga ky aksident i rëndë dhe u lutur që aksidentet si ky të mos përsëritën kurrë më.

Exit mobile version