Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në emrin e tij personal dhe të institucionit që udhëheq, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Liolini me rastin e shkuarjes në amshim të At Artur Evans Liolin.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e At Artur Liolinit, Kryekancelarit të Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Ortodokse në Amerikë. Ai ishte një kontribues i shquar i çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më gjerë, dhe njëkohësisht duke shërbyer si klerik fetar tregon përkushtimin që kishte ai ndaj paqes dhe tolerancës në botë, si dhe dashurinë që kishte për popullin shqiptar. Shpirti i tij u prehtë në paqe”, ka thënë Rektori Hajrizi.
At Artur Evans Liolin lindi më 1943 në Nju Jork, në një familje emigrantësh shqiptarë të shkuar në Amerikë nga Boboshtica e Korçës. Ai la pas vetës gruan e tij, priftëreshën Margarita dhe tre fëmijë.
Kujtime të Rektorit Hajrizi nga vizita e tij në Boston, Shtetet e Bashkuara të Amerikës