Gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Luigi Laffusa, kontabilist dhe ekspert financiar me prejardhje arbëreshe, i cili menaxhon aspektet kontabël dhe financiare për qindra kompani të njohura në tregun italian dhe më gjerë.
Gjatë këtij takimi, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së institucioneve arsimore me rrjetin ndërkombëtar të profesionistëve financiarë, si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të ofruar mbështetje për të rinjtë shqiptarë në procesin e tyre të zhvillimit profesional dhe integrimit në tregun evropian të punës.
Luigi Laffusa, një arbëresh i përkushtuar dhe i suksesshëm në fushën e tij në Itali, është gjithashtu anëtar aktiv i Shoqatës së diasporës shqiptare dhe arbëreshe “Korabi”, duke dhënë kontribut të çmuar në ruajtjen e identitetit dhe përforcimin e lidhjeve mes diasporës dhe atdheut.