UBT News

Rektori Hajrizi në takim me drejtuesit e kompanisë amerikane “Visteon” në Bullgari

Rektori i UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi sot në Sofje të Bullgarisë, disa takime të rëndësishme që kanë për synim avancimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe gjithashtu sjelljen e investimeve të reja tekonlogjike në fushën e automobilizmit në Kosovë.

Në ditën e parë të vizitës së tij në Sofje, Rektori Hajrizi i shoqëruar nga i ngarkuari me punë i Republikës së Kosovës në Bullgari, Ambasadori Delfin Pllana, zhvilloi një takim pune me Drejtorin për Bullgari dhe Rumani të kompanisë globale amerikane Visteon, z.Ivan Mihaylov.

“Lajme të mira për Kosovën. Me kompaninë amerikane kemi diskutuar për prezencën e saj në Kosovë për të realizuar studime të rëndësishme në fushën e automobilizimit”.  – u shpreh rektor Hajrizi.

Ndër të tjerash, Rektor Hajrizi e njoftoi z.Mihaylov për të arriturat e UBT-së që nga themelimi si dhe zhvillimet e fundit në fushën e inovacionit, teknologjisë, ndërmarrësisë në të cilat është e përfshirë UBT. Tutje z.Mihaylov u shpreh i impresionuar me të arriturat e UBT-së duke konfirmuar interesimin për të gjetur mënyra të bashkëpunimit të ndërsjellë. Ambasadori Pllana me këtë rast tha që ky takim dëshmon se si në Bullgari dhe në Kosovë ekzistojnë kompani dhe institucione serioze të cilat duhet të shfrytëzojnë potencialin e madh që ekziston për bashkëpunim ndërmjet të dyja vendeve.

Visteon është kompani lidere globale në fushën e dizajnimit dhe prodhimit të pajisjeve elektronike për industrinë automobilistike dhe furnizuesi më i madh i automobilave.

Exit mobile version