UBT News

Rektori Hajrizi në Konventën e Industrisë së Drurit theksoi rëndësinë lidhjes mes industrisë dhe akademisë

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i ftuar në edicionin e pestë të Konventës së Industrisë së Drurit, që u organizua nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.

Në sesionin e tretë që si koncept diskutimi kishte bashkëpunimin e universiteteve/kolegjeve me industrinë, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, foli para të pranishmëve për zhvillimin e kësaj industrie me akademinë brenda institucionit që ai udhëheq.

“Si institucion ne kemi zhvilluar lidhjen e ngushtë mes industrisë dhe akademisë, dhe kjo lidhje gjithnjë i shërben tregut të punës dhe në të njëjtën kohë edhe aftësimit të fuqisë punëtore për tregun e punës. Kjo vjen si rezultat jo vetëm i konkurrueshmërisë në treg, por edhe si rezultat i potencialit të madh jo vetëm në resurse njerëzore por edhe në burime kapitale. Programet e studimit që ofron UBT dhe trajnimet e shumta, të rinjve u ofrojnë hapësirën e nevojshme për t’u zhvilluar në kuadër të kësaj industrie dhe për këtë jemi shumë të lumtur”, ka thënë rektori Hajrizi.

Në këtë konventë u organizua gara e dizajnit të produkteve të drurit, me ç’rast studenti nga Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Edon Berisha zuri vendin e parë me punimin e tij.

Exit mobile version