UBT News

Rektori Hajrizi në Ditën e Kushtetutës: Le të punojmë së bashku për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë

Në Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka shprehur urimet e tij për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.

“Me rastin e kësaj dite të rëndësishme, inkurajoj qytetarët e Kosovës të bashkohen për të mbrojtur dhe për të respektuar vlerat e Kushtetutës sonë. Le të ruajmë gjallë kujtesën për ata që sakrifikuan shumë për këtë vend, për të arritur deri në këtë pikë, në këtë status të një shteti të pavarur dhe sovran. Ne, si një institucion arsimor, jemi të vendosur që të kontribuojmë në këtë mision dhe të inkurajojmë studentët tanë të angazhohen në këtë punë. Le të bashkohemi në përpjekjet tona për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë, ku të gjithë qytetarët kanë të drejta dhe mundësi të barabarta për zhvillimin e tyre dhe të vendit tonë”, ka thënë Rektori Hajrizi.

Exit mobile version