UBT News

Rektori Hajrizi në diskutimin e VET Summit 2023 – theksoi rëndësinë e dialogut social në transformimin e arsimit dhe aftësimit profesional

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi mori pjesë në diskutimin e hapur të organizuar nga VET Summit 2023, rreth temës: “A është dialogu social thelbësor në suksesin e transformimit të AAP-së”.

Në mesin e përfaqësuesve të shumtë të institucioneve të ndryshme në vend, rektori Hajrizi foli rreth rëndësisë së dialogut social në formësimin e së ardhmes së arsimit dhe aftësimit profesional, duke potencuar se ekosistemi i UBT-së është duke u dëshmuar në rrugëtimin transformues të arsimit në Kosovë dhe rajon.

Rektori Hajrizi vlerësoi se partneritetet e shumta me institucionet arsimore më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, dëshmojnë ndarjen e praktikave më të mira dhe krijimin e zgjidhjeve inovative për avancim në arsimin dhe aftësimin profesional.

Exit mobile version