Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi mori pjesë në diskutimin e hapur të organizuar nga VET Summit 2023, rreth temës: “A është dialogu social thelbësor në suksesin e transformimit të AAP-së”.
Në mesin e përfaqësuesve të shumtë të institucioneve të ndryshme në vend, rektori Hajrizi foli rreth rëndësisë së dialogut social në formësimin e së ardhmes së arsimit dhe aftësimit profesional, duke potencuar se ekosistemi i UBT-së është duke u dëshmuar në rrugëtimin transformues të arsimit në Kosovë dhe rajon.
Rektori Hajrizi vlerësoi se partneritetet e shumta me institucionet arsimore më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, dëshmojnë ndarjen e praktikave më të mira dhe krijimin e zgjidhjeve inovative për avancim në arsimin dhe aftësimin profesional.