UBT News

Rektori Hajrizi nderohet me Medaljen e Artë për Merita nga Federata Panshqiptare “VATRA”

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është nderuar me Medaljen e Artë për Merita nga Federata Panshqiptare “VATRA”.

Medalja e Artë për Merita i është dedikuar rektorit Hajrizi për kontributin e jashtëzakonshëm në ngritjen, reformimin, transformimin dhe progresin në kontinuitet për më tepër se dy dekada të arsimit të lartë në Kosovë.

Ndër të tjera, është theksuar edhe partneriteti i besueshëm me Federatën Panshqiptare “VATRA” dhe qasja inovative dhe kreative në shumë fusha të progresit shoqëror në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

Exit mobile version