UBT News

Rektori Hajrizi mori pjesë në takimin e bordit menaxhues të Erasmus+

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka qëndruar për vizitë në Dubrovnik të Kroacisë, nga ku ka marrë pjesë në takimin e bordit menaxhues të projektit Erasmus+.

Në këtë takim rektori Hajrizi ka diskutuar me të pranishmit e tjerë për projektin GEOBIZ, me qëllim të forcimit të institucioneve akademike për t’iu përgjigjur nevojave të industrisë në zhvillim të gjeoinformatikës në Kosovë.

Në këtë projekt, në të cilin përveç Kosovës marrin pjesë edhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia dhe Mali i Zi, parashihet që të krijohen forma të reja dhe inovative të bashkëpunimit biznes-akademi, kështu për të mbështetur procesin e mësimdhënies/mësimnxënies në gjeoinformatikë.

Zbatimi i teknikave më të fundit në procesin mësimor të gjeoinformatikës, që është edhe synim i UBT-së, është një nga aspektet që ndërlidhet me forcimin e kapaciteteve të institucioneve akademike, në kuadër të këtij projekti.

Exit mobile version