UBT News

Rektori Hajrizi mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të Akademisë së Sigurisë në Shqipëri – foli rreth krimit dhe sigurisë kibernetike

Rektori i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ishte i ftuar në Konferencën e IX-të Shkencore Ndërkombëtare të Akademisë së Sigurisë me temë: “Krimi dhe Siguria Kibernetike”, në Tiranë.

Kjo ngjarje e rëndësishme ka shërbyer si një platformë për diskutime thelbësore dhe analiza të thella mbi sfidat e sigurisë kombëtare. Gjithashtu në këtë ngjarje u zyrtarizua firmosja e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Sigurisë dhe UBT-së.

Rektori Hajrizi së bashku me Rektorin e Akademisë së Sigurisë, Ilirjan Mandro vizituan edhe ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Kjo ngjarje tregon përkushtimin e UBT-së për të thelluar lidhjet e tyre të akademisë dhe shkencës me institucionet relevante, duke kontribuar në rritjen dhe avancimin e dijes dhe njohurive në fusha të ndryshme.

Exit mobile version