Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi mori pjesë në Konferencën Internacionale për Familjen në Tiranë, e organizuar nga Universal Peace Federation dhe Professors World Peace Academy, në fokus të së cilës ishte tema: “Family, Society and Universal Values”.
Në sesionin e parë të kësaj konference, u trajtua tema “Familja – përballë sfidave të botës së sotme, zhvillimeve rajonale dhe lokale”, nga ku rektori Hajrizi foli rreth prirjeve demografike në Shqipëri dhe Kosovë, duke e bërë një analizë krahasuese në mes këtyre dy vendeve.
Në këtë konferencë, u trajtuan edhe tema të tjera të rëndësishme që ndërlidheshin me politikat sociale të familjeve në Evropë dhe ndikimi i tyre, familjen si shkollë të dashurisë, traditën, të rinjtë dhe vlerat e familjes, konfliktet brenda familjes, si dhe për rishpërndarjen e roleve brenda familjes dhe ruajtjen e vlerave të tyre.