UBT News

Rektori Hajrizi mori pjesë në inaugurimin e Qendrës për Transformim Digjital

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në inaugurimin e Qendrës për Transformim Digjital, në Parkun e Trajnimeve dhe Inovacionit (ITP) në Prizren.

Inaugurimi i kësaj qendre u bë nga ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe drejtori i Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Volker Oel.

Qendra e Transformimit Digjital është pjesë e një rrjeti global qendrash të financuara nga BMZ (Ministria Federale Gjermane për Zhvillimin Ekonomik). Aktivitetet e saj në Kosovë janë të organizuara në ITP, të financuara bashkërisht nga qeveria kosovare dhe ajo gjermane.

Brenda Parkut të Trajnimeve dhe Inovacionit, UBT do të vendos Hub-in më të madh të teknologjisë dhe inovacionit për qytetin e Prizrenit, një vend unik ku shkenca, inovacioni dhe teknologjia e fundit do të ndërveprojnë mes vete.

Exit mobile version