UBT News

Rektori Hajrizi mirëpriti në UBT gazetarin dhe botuesin e gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”, Vehbi Bajrami

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi mirëpriti në një vizitë në UBT gazetarin dhe botuesin e gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”, Vehbi Bajrami, për nder të pesëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Rektori Hajrizi dhe gazetari Bajrami diskutuan për çështje të ndryshme që ndërlidhen me arsimin, shkencën dhe teknologjinë, teksa ky i fundit i dhuroi librin “Shqiptarët e Amerikës” rektorit Hajrizi, një libër voluminoz, në të cilin flitet për mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rektori Hajrizi ka falënderuar gazetarin Bajrami për kontributin dhe lobimin e tij për çështjen kombëtare, duke theksuar se ky libër është një vlerë e shtuar për popullin shqiptar.

Për më shumë se 30 vjet, Vehbi Bajrami ka qenë dhe është një veprimtar e udhëheqës i komunitetit shqiptaro-amerikan, i angazhuar në lobimin për çlirimin, pavarësinë dhe njohjen e Kosovës, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre amtare, teksa që nga viti 2006, është botuesi i tretë dhe më jetëgjatë i gazetës së njohur shqiptaro – amerikane “Illyria” në New York.

Exit mobile version