UBT News

Rektori Hajrizi mirëpriti në takim, Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mirëpriti Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Në këtë vizitë, Rektori Hajrizi e njoftoi ministrin Peci për zhvillimin e UBT-së, si dhe për interesimin e vazhdueshëm për të kontribuar në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes akademisë.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, falënderoi Rektorin Hajrizi për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen në fushën e bujqësisë dhe agrikulturës, duke inkorporuar akademinë.

Rektori Hajrizi së bashku me Ministrin Peci, zhvilluan një diskutim të frytshëm me stafin profesional të fushës së Agrikulturës dhe Mjedisit, si dhe studentët e UBT-së për mundësitë e zhvillimit të këtij dikasteri dhe ofrimit të ndihmës për bujqit dhe fermerët.

Exit mobile version