Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ftesën e Këshillit Evropian të Investitorëve dhe Ambasadës së Suedisë në Kosovë, mori pjesë në ceremoninë për shënimin e marrjes së mandatit për Presidencës e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Në këtë organizim, pjesëmarrës ishte Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas B. Westerlund, përfaqësues të Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe pjesëmarrës të tjerë.
Në këtë ceremoni u diskutua për planet dhe prioritetet e Presidencës suedeze për Kosovën, forcimin e bashkëpunimit, si dhe për mbështetjen dhe punën e përbashkët për tërheqjen e investitorëve të rinj në Kosovë.
Rektori Hajrizi duke përfaqësuar njërin prej institucioneve lider në vend, ka vlerësuar se parimet dhe vlerat e gjashtëmujorit të mandatit të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian të kryesuar nga Suedia janë parime të përbashkëta të cilat i ndjek edhe Kosova dhe UBT.
Photo credits: European Investors Council – Këshilli i Investitorëve Evropian