UBT News

Rektori Hajrizi: Martti Ahtisaari ishte promovues i dialogut dhe ndërtimit të paqes

Në emër të UBT-së, Rektori Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kryenegociatorit për statusin e Kosovës, ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari.

Presidenti Marrtti Ahtisaari ishte njeriu i cili kontribuoi një jetë të tërë në ndërtimin e paqes, demokracisë dhe të mirës së njerëzimit. Ai ishte një promovues i dialogut, i zgjidhjes së konflikteve dhe i respektimit të të drejtave të njeriut.

Kujtimi për të do të jetojë përjetë në zemrat dhe mendjet e secilit prej nesh, dhe trashëgimia e tij do të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që punojnë për një botë më të drejtë dhe më paqësore.

Exit mobile version