UBT News

Rektori Hajrizi ftohet të marrë pjesë në Konferencën e 8-të EWORA në Stamboll

Me ftesë të Presidentes së Asociacionit të Rektorëve të Universiteteve Evropiane, Prof. Gülsün Sağlamer, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi po merr pjesë në Konferencën vjetore të 8-të të radhës e cila po mbahet në Stamboll në Universitetin “Kadir Has”.

Në këtë konferencë, Rektori Hajrizi do të flasë dhe paraqes perspektivën e tij në kuadër të panelit me temën: “Inclusive Leadership: Lessons Learned and Recommandations”.

Rektori Hajrizi pritet të takohet me rektoret e universiteteve evropiane me të cilët do të ndajë misionin e UBT-së për të ndërtuar dhe thelluar bashkëpunime të reja ndëruniversitare, duke krijuar më shumë mundësi për të rinjtë e Kosovës dhe rajonit.

Exit mobile version